T' I SHKRUAJMË PA GABIME EMËRTIMET E AMBASADORËVE

T' I SHKRUAJMË PA GABIME EMËRTIMET E AMBASADORËVE
Në jetën tonë të përditshme shpesh hasim shkrime të llojllojshme kur shkruajmë për të njëjtën gjë.
Të tilla janë edhe ato të nivelit adminstrativ shtetëror, sidomos në fushën e diplomacisë.
Këtu e kemi fjalën për emërtimin e ambasadorëve që është një e drejtë kushtetuese e çdo shteti veç e veç, i cili bëhet në përputhje me Ligjin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Ligjin e Shërbimit të Jashtëm të Republikës.
Kësodore do t'i prezantojmë disa variante që kemi hasur të shkruara lidhur me këtë, pa pasur njohuri se si shkruhen me drejtshkrim këto emërime!
P.sh.:
1. Ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë;
2. ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i republikës;
3. Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës;
4. ambasador rezident, të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës;
5. Ambasador Fuqiplotë i Plotëfuqishëm i Kosovës në Francë etj. etj.
Sipas kësaj që u sipërshënua del se kemi shumë lajthitje drejtshkrimore, kur një është i saktë si në numrin rendor 3, ku duhet shkruar me shkronjën e parë të madhe: Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës ...
Më poshtë do t'i japim të dokumentuara se si duken të shkruara këto emërtime.
~Prof. Hamdi Mazreku
8 Shikime
Komente