oraeshqipes

SHIFRAT ROMAKE, DIKUR - NUMËRORËT RRESHTORË,SOT

Administrator Administrator Postuar: 8 Nëntor, 2024

7 Shikime

Komente


SHIFRAT ROMAKE, DIKUR - NUMËRORËT RRESHTORË,SOT

SHIFRAT ROMAKE, DIKUR - NUMËRORËT RRESHTORË,SOT - MBIEMRAT MARRËDHËNIORË, PËRDOREN PA NDAJSHTESA, SI: BUJARI ËSHTË NË KLASËN X...AI BANON

NË KATIN V...DHE JO: BUJARI ËSHTË NË KLASËN e X-të....AI BANON NË KATIN e V-të...


Mbiemrat marrëdhëniorë, të shkruar me shifra romake shpesh po përdoren në mënyrë të gabueshme. Siç dihet,këta mbiemra për nga prejardhja janë formuar me nyjëzim dhe prapashtesën -të, si p.sh.: II (i,e dytë), III (i,e tretë), V (i,e pestë), XII (i,e dymbëdhjetë) etj.

Nga sa u tha, shkruajmë: Agroni e kreu klasën XII. Jo: Ai e kreu klasën E XII-TË.

Shkarje të tilla hasim shpesh edhe në tekste shkencore, si:“Organizimi shtetëror i Epirit filloi që në shekullin E V-TË p.e.r...” Për: “Organizimi shtetëror i Epirit filloi që në shekullin V...” “...Pushtimi romak ndodhi në shekullin E II-I para erës së re...” “....Aleksandri I IV (biri i Aleksandrit të Madh)...”, etj.

-Prof. Musa Nushi

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj