NJË LIBËR ME GABIME DREJTSHKRIMORE

NJË LIBËR ME GABIME DREJTSHKRIMORE
Në ditët e sotme botimi i librave sikur ka marrë shtrirje, por shtrohet pyetja sa po u bëhet korrektura gjuhësore atyre?
Një libër bashkëkohor do të konsiderohet kur atij i prijnë: redaktori, recesenti dhe lektori!
Nuk mund ta kuptojmë se si u ofrohet model shkollave dhe mësuesve një libër, i cili ngarkohet me katër gabime drejtshkrimore që në kopërtinën e tij, siç është ky?
Tani shtrohet pyetja, si po shkruhet gjuha shqipe sot pas më tepër se 50 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të saj?
Në kopërtinën e këtij libri kanë rrëshqitur hiç më pak se katër gabime drejtshkrimore, si:
1. Mësimdhënja në vend që "mësimdhënia";
2. Student në vend që "studentë";
3. Edukatore në vend që " edukatorë";
4. Drejtor në vend që "drejtorë"!
Të gjitha këto gabime, pse kur kemi para vetes Fjalorë e libra të tjerë normativë për t'u konsultuar para se të bëhej vonë?!
~Prof. Hamdi Mazreku
36 Shikime
Komente