oraeshqipes

KATEGORIA GRAMATIKORE E RASËS

Admin Admin Postuar: 26 Janar, 2024

11 Shikime

Komente


KATEGORIA GRAMATIKORE E RASËS

KATEGORIA GRAMATIKORE E RASËS

Njëra ndër kategoritë gramatikore të emrit është edhe rasa. Historikisht, gjuhët indoevropiane kishin tetë rasa morfologjike, megjithëse gjuhët moderne zakonisht kanë më pak, duke përdorur parafjalët dhe renditjen e fjalëve për të përcjellë informacionin që ishte transmetuar më parë, duke përdorur forma të veçanta emërore.

Emri në fjali përdoret në funksione të ndryshme sintaksore, në rolin e gjymtyrëve të ndryshme të fjalisë. Në varësi nga kjo ndryshon edhe forma e tij. Këto forma të emrit, me anën e të cilave shprehen lidhjet e tij me fjalët e tjera në fjali, quhen r a s a.

Mbi dëshminë e gjuhëve i.e., që janë të dokumentuara me shkrim, është pranuar që këto gjuhë, në përgjithësi, në një fazë të hershme kanë njohur tetë rasa: emëroren, thirroren, kallëzoren, gjinoren, dhanoren, rrjedhoren, vendoren dhe instrumentalen. Këta terma janë përdorur në kuptimin e ermave latinë: (nominativus, vocativus, accusativus, genitivus, dativus, ablatives, locativus dhe instrumentalis).

Nga studimi i krahasuar i sitemit të rasave në gjuhë të ndryshme i.e., janë konstatuar edhe vlerat kuptimore të këtyre tetë rasave, që në vija të përgjithshme kanë qenë këto:

 Rasa emërore shërbente për të shprehur kryefjalën e fjalisë, kallëzuesin si dhe kallëzuesorin e kryefjalës;

 Rasa thirrore shërbente për të shprehur thirrorin;

 Rasa kallëzore shërbente për të shprehur kundrinën e drejtë dhe kallëzuesorin e kësaj kundrine;

 Rasa gjinore shërbente për të shprehur përcaktorin e emrit;

 Rasa dhanore shërbente për të shprehur kundrinën e zhdrejtë;

 Rasa rrjedhore shërbente kryesisht për të shprehur rrethanorin e vendit a të kohës, kur ky tregonte largim nga një pikë (vendi a kohe) e caktuar;

 Vendorja shërbente, në përgjithësi, për të shprehur rrethanorët e vendit dhe të kohës;

 Instrumentalja shërbente për të shprehur rrethanorin e mjetit (a të shoqërimit).

Në gramatika të ndryshme të së kaluarës janë njohur si rasa të shqipes edhe thirroja (vocative) dhe vendorja (locative).

Në përgjithësi, për shqipen e dokumentuar janë pranuar këto rasa: emrorja, gjinorja, dhanorja, kallëzorja dhe rrjedhorja.

Këto pesë rasa nuk paraqesin ndonjë problem, si për nga dallimi kuptimor, ashtu edhe për nga dallimi formal, vetëm rasat emërore, kallëzore dhe dhanore, sidomos kjo e fundit.

Rasa dhanore si në trajtën e pashquar, ashtu edhe në të shquarën dallohet në të dy numrat, si për nga funksioni ashtu edhe për nga forma.

Në gjuhën shqipe kjo rasë, shërben për të shprehur kundrinorin e zhdrejtë, dallohet nga rasat emërore e kallëzore në të pashquarën nëpërmjet mbaresave rasore -i/-u, -e në njëjës (khs (një) mal-i, shok-u, fush-e) dhe -ve në shumës (khs. male-ve, shokë-ve, fusha-ve).

Për sa i takon gjuhës shqipe, sistemi i rasave në fazën e dokumentuar të saj paraqitet në këtë gjendje. Pra, në krahasim me tipin e hershëm i.e., paraqitet i kufizuar, por për çdo rasë në secilën nga dy numrat ka nga dy forma – një për trajtën e pashquar dhe një për trajtën e shquar.

-Prof. Hamdi Mazreku



Admin
Autor

Admin


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj