VENDKËMBIMI (METATEZA): KËRPUDHË > KËPURDHË

VENDKËMBIMI (METATEZA): KËRPUDHË > KËPURDHË
Gjatë ligjërimit nuk i shqiptojmë tingujt veç e veç, por të bashkuar në fjalë. Duke i bashkuar në fjalë, këta tinguj ndikojnë te njëri-tjetri dhe pësojnë ndërrime.
Ndërrimet e tingujve të pësuara nga ndikimi i pozicionit të tyre në fjalë quhen ndërrime pozicionale, ndërsa ato që shkaktohen nga ndikimi i tingujve fqinjë, quhen ndërrime kombinatore.
Vendkëmbimi i tingujve i takon ndërrimit kombinator.
Fjalët me vendkëmbim në gjuhën shqipe zakonisht janë dialektore dhe si të tilla nuk përdoren në gjuhën standarde.
Ja disa shembuj të vendkëmbimit:
shtrëngatë > shtërngatë,
fabrikë > frabikë,
portokall > protokall,
Bursë > Brusë,
turbull > trubull etj.
-Prof. Musa Nushi
4 Shikime
Komente