oraeshqipes

ZANORET E GJATA SIPAS STANDARDIT TË SHQIPES

Administrator Administrator Postuar: 24 Maj, 2024

14 Shikime

Komente


ZANORET E GJATA SIPAS STANDARDIT TË SHQIPES

ZANORET E GJATA SIPAS STANDARDIT TË SHQIPES

Zanore të gjata kemi kur zanoret ndiqen nga tingëllueset (sonantet): r, ll, m, n, nj, përkatësisht, kur zanoret janë të thesuara,si p.sh.: thesár, fanár, bállë, bóllë, skémë, dhómë, púnë, dorëzánë,

gështénjë, e énjte etj.

Përveç rasteve që u cekën, sipas prof.dr.Eqrem Çabejt duhet pasur parasysh edhe kriteri historik, që do të thotë se gjatësia e zanoreve mund të jetë reflektim (vazhdim) i zanoreve të gjata

indoevropiane, ose mund të jetë pasojë e rënies së një rrokjeje, që ka lënë gjurmë. Vetëm kështu mund të shpjegohen fjalët njërrokëshe me zanore të gjata të theksuara, si p.sh.: mí (lat.mus), thí (lat.sus). Ose, kur gjatësia është si rrjedhim i rënies së një rrokjeje, si: mjék (lat.medicus), kálë (lat.caballus), djáll (lat.diabolus), shpirt lat.spiritus),

kút (lat.cubitum) etj.

Po ta krahasojmë shqiptimin e zanoreve të disa fjalëve, do të vërejmë se ato nuk shqiptohen te të gjithë me gjatësi të duhur, si:ka (folje) - ká (emër kafshe shtëpiake), qep (folje) - qépë (emër) etj.

- Prof. Musa Nushi



Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj