oraeshqipes

Shkruajme: AI TË UDHËHEQË.., por edhe: AI UDHËHEQ...

Administrator Administrator Postuar: 11 Mars, 2024

2 Shikime

Komente


Shkruajme: AI TË UDHËHEQË.., por edhe: AI UDHËHEQ...

Shkruajme: AI TË UDHËHEQË.., por edhe: AI UDHËHEQ...

Shpesh disa kur shkruajnë, e ngatërrojnë vetën e tretë të numrit njëjës të mënyrës lidhore me vetën e tretë njëjës të mënyrës dëftore, meqë ato ndryshojnë. Derisa folja në mënyrën lidhore në vetën e tretë shkruhet me “ë” në fund,folja në mënyrën dëftore në vetën e tretë nuk del me “ë”, si p.sh.: Agroni le ta nisë punën. Folja “ta nisë” është në vetën e tretë njëjës të mënyrës lidhore dhe për këtë arsye e merr në fund të foljes “ë”, ndërsa në fjalinë: Ai e nis punën më vonë, folja “nis” është në vetën e tretë njëjës të mënyrës dëftore ,prandaj nuk merr në fund të foljes “nis” një “ë”. Pra, siç shihet, dallimi në mes dy mënyrave është mjaft i qartë. Por, megjithëkëtë, lajthitjet janë jo të pakta: Komuna shpallË...(Për:..shpall..); Oferta vlenË...(Për:...vlen...); Kjo ndodhË...

(Për:...ndodh...); BDI është faktori që mbanË qeverinë... (Për:...mban...); Ai po ngulË këmbë...(Për:..ngul..); Ai po udhëheqË...(Për:...udhëheq...) etj.


~Prof. Musa Nushi

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj