A KANË TV-të TONA LEKTORË?
-1718183147692.png)
don APO do dhe vet APO vetë
A KANË TV-të TONA LEKTORË?
Jo rrallë në emisionet tona televizive na bien në sy fjalë të shkruara me gabime drejtshkrimore dhe, kësodore na vete mendja: A kanë tv-të tona lektorë?
I tillë është edhe emisioni i çdo të diele (23:15) në Klan Kosova: "ROBI PLAKET KUR DON VET"!
Nëse vështrojmë emërtimin siç është shkruar, na dalin dy gabime drejtshkrimore:
1) Folja e parregullt josupletive "DUA", që zgjedhohet: " dua, do, do; duam, doni, duan" dhe
2) Përemri vetvetor "VETË".
Me përemrin vetvetor lidhet për nga prejardhja edhe fjala "vetë", me vlerën e një përemri përcaktues, identifikues.
Përemri "vetë" përdoret më shumë për të përforcuar kryefjalën.
Pra, sipas kësaj natyre emërtimi i këtij emisioni është dashur të shkruhet:
"Robi plaket kur "do" "vetë"! dhe jo:"Robi plaket kur "don" "vet"?!
-Prof. Hamdi Mazreku
13 Shikime
Komente