oraeshqipes

Shkrimi i drejtë i numërorëve

Administrator Administrator Postuar: 29 Prill, 2024

0 Shikime

Komente


Shkrimi i drejtë i numërorëve

Shkrimi i drejtë i numërorëve

Gabime ndodhin në shkrimin e numërorëve në ato raste kur duhet të caktohet një periudhë disamujore ose më shumë, ose edhe më pak, si:Periudha 3 mujore.Përkujtohet ... në 5 vjetorin e vdekjes.Me një përvojë 6 vjeçare.

Te ne mund të bëjnë praktikë tre mujore, gjashtë mujore dhe tre vjeçare.

Emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër duhet të shkruhet me vizë ndarëse ndërmjet shifrës dhe fjalës së mbetur, si:

Periudha 3-mujore dhe jo 3 mujore.Përkujtohet...në 5-vjetorin e vdekjes dhe jo në 5 vjetorin...Me një përvojë 6-vjeçare dhe jo 6 vjeçare.

Ndërsa nëse numërori shënohet me fjalë, atëherë shkruhet bashkë me fjalën e mbetur pa u ndarë:Te ne mund të bëjnë praktikën tremujore, gjashtëmujore dhe trevjeçare dhe jo tre mujore, gjashtë mujore, tre vjeçare.

-Prof. Eroll Sejdiu

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj