oraeshqipes

TE apo TEK? Si t'i përdorim saktë këto dy parafjalë?

Administrator Administrator Postuar: 12 Shkurt, 2024

2 Shikime

Komente


TE apo TEK?  Si t'i përdorim saktë këto dy parafjalë?

TE apo TEK?

Si t'i përdorim saktë këto dy parafjalë?

Shumë herë i bëjmë pyetje vetes: pse kemi dy forma të parafjalës së rasës emërore TE dhe TEK?

Kur duhet të përdorim parafjalën "TE" dhe kur "TEK".

Edhe për këtë, si për të gjitha çështjet e tjera, gramatika e gjuhës shqipe e ka një përgjigje.

ATËHERË:

1. Parafjala TE përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me bashkëtingëllore. P.sh.: Era shkoi te gjyshja. Përgjigjen e gjeti te libri. U mbështetën te njëri-tjetri. Shkoi te tezja etj.

2. Parafjala TEK përdoret gjithmonë kur fjala që vjen pas fillon me zanore. P.sh.: U takuan tek ura. Shkoi tek ajo me një frymë. Erdhi tek unë. Tek oborri pa të atin, që po rrinte i heshtur etj.

Kohët e fundit gjuhëtarët kanë shprehur mendimin që parafjala “TEK” të përdoret dhe para fjalëve që fillojnë me bashkëtingëllore të tingullt, si: m, n, nj, l, ll, si dhe bashkëtingëlloret e shurdhëta t dhe th, për shkak të përplasjes së bashkëtingëllores k të parafjalës TEK me fjalët që fillojnë me këto bashkëtingëllore, por deri tani kjo hipotezë nuk është kthyer në normë. Prandaj ne, për t’i përdorur saktë këto parafjalë, duhet të ndjekim rregullën ekzistuese!

Përgatiti S. Agolli 

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj