oraeshqipes

T’I SHKRUAJMË SAKTË FJALËT!

Admin Admin Postuar: 26 Janar, 2024

15 Shikime

Komente


T’I SHKRUAJMË SAKTË FJALËT!

T’I SHKRUAJMË SAKTË FJALËT!

Në jetën tonë të përditshme me nxënës, studentë, apo shtresa të ndryshme intelektuale (ku kultivohet gjuha e shkruar), kemi vënë re se çalojmë në të shkruarit e shumë fjalëve sipas drejtshkrimit të tyre.

Ndonëse është shkruar edhe më parë rreth drejtshkrimit të ca fjalëve të shkruara me gabime, duam edhe një herë ta vëmë në spikamë këtë dukuri, e cila po vihet re ende para nesh.

Pra, një gjë e tillë ndodh kur nuk respektojmë normat drejtshkrimore të kristalizuara që nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 1972, si më poshtë:

 Agjendë jo axhendë

 Agjenci jo agjensi

 Argjendar jo argjentar

 Autoshkollë jo auto

shkollë

 Biznes jo biznis

 Byrek jo burek

 Buxhet jo bugjet

 Certifikatë jo çertifikatë

 Çerdhe jo qerdhe

 Çorape jo çarapë

 Digjital jo dixhital

 Dokumente jo dokumenta

 Dhëndër jo dhëndërr

 Ekzitoj jo egzistoj

 Ekskursion jo ekskurzion

 Evropë jo Europë

 Ethem jo Et-hem

 Faturë jo fakturë

 Fshesë jo fshisë

 Frut jo fryt

 Gazhedhës jo gaz hedhës

 Gjerdhe jo gardhe

 Gjizë jo gjiz

 Gjithçka jo gjithqka

 Hekuri jo hekri

 Instrumentist jo instrumentalist

 Karotë jo karrotë

 Këpucar jo këpuctar

 Kërpudhë jo këpurdhë

 Keqqeverisje jo keq qeverisje

 Korrigjim jo korigjim

 Koordinim jo kordinim

 Lagjja jo lagja

 Licensë jo liçencë/licencë

 Menaxher jo menagjer

 Meazallah jo mazallah

 Meshollë jo mes hollë

 Merimangë jo marimangë

 Mishshitës jo mishitës

 Mirë se vini jo mirësevini

 Miqtë jo miqët

 Mithat jo Mit hat

 Mossukses jo mos sukses

 Mullixhi jo mullinxhi

 Nëpunës jo nënpunës

 Pasaportë jo pashapërtë

 Perspektivë jo prespektivë

 Përgatitje jo pregaditje

 Proces jo proçes

 Procesverbal jo proçesverbal

 Populli jo poplli

 Qira jo qera

 Qurra jo qyrra

 Qyngje jo qynga

 Radhë jo rradhë

 Restorant jo restaurant

 Rol jo rrol

 Sekretar jo sekletar

 Sezon jo sezonë

 Sëpatë jo sopatë

 Syze jo syza

 Shikoj jo shiqoj

 Territor jo teritor

 Thosha jo thoja

 Universitet jo univerzitet

 Valixhe jo valigje

 Xhamaprerës jo xhamprerës

 Zogjtë jo zogjët

 Zoologji jo zologji etj.

Urojmë që bashkërisht kudo që jemi ta ndihmojmë kultivimin e shqipes standarde, drejtshkrimin e saj drejt pëstërtisë së gjuhës sonë!

~Prof. Hamdi Mazreku

Admin
Autor

Admin


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj