PASTIÇERI APO ËMBËLTORE?
-1718183417194.png)
PASTIÇERI APO ËMBËLTORE?
FJALA “PASTIÇERI” ËSHTË FJALË E HUAJ - BARBARIZËM
Mbishkrimi “PASTIÇERI” është huazuar nga italishtja, që në gjuhën shqipe mund të përdoret me fjalën e bukur shqipe “ËMBËLTORE”, “ËMBËLSIRASHITËS”, që ka shtrirje të gjerë
në Shqipëri, ndërsa në Kosovë përdoret shumë rrallë.
Në përdorimin e dendur të mbishkrimit “PASTIÇERI”, si një barbarizëm i mirëfilltë nga gjuha italiane,në Shqipëri, me siguri ka ndikuar afërsia dhe marrëdhëniet e ndërsjella të të
dy popujve: popullit shqiptar dhe atij italian.
Mirëpo, ta përvetësosh një mbishkrim të huaj e ta lësh mënjanë fjalën e bukur shqipe “ËMBËLTORE”, sado melodike për veshin tonë të jetë barbarizmi, më duket se është njëlloj
sikur të ndiesh dashuri më të madhe ndaj njerkës sesa ndaj nënës sate.
Nga sa u tha, del se në vend të mbishkrimit të huaj “PASTIÇERI” më mirë është të përdorim mbishkrimin e gurrës popullore shqipe: “ËMBËLTORE”, “ËMBËLSIRASHITËS"
-Prof. Musa Nushi
6 Shikime
Komente