oraeshqipes

T’I SHKRUAJMË FJALËT PA GABIME

Administrator Administrator Postuar: 12 Qershor, 2024

37 Shikime

Komente


T’I SHKRUAJMË FJALËT PA GABIME

T’I SHKRUAJMË FJALËT PA GABIME

Në jetën tonë të përditshme me nxënës, studentë, apo shtresa të ndryshme intelektuale (ku kultivohet gjuha e shkruar), kemi vënë re se çalojmë në të shkruarit e shumë fjalëve sipas drejtshkrimit të tyre.

Ndonëse është shkruar edhe më parë rreth drejtshkrimit të ca fjalëve të shkruara me gabime, duam edhe njëherë ta vëmë në spikamë këtë dukuri, e cila po vihet re ende para nesh, si më poshtë:

 Agjendë jo axhendë

 Agjenci jo agjensi

 Argjendar jo argjentar

 Qerpiç jo çerpiç

 Biznes jo biznis

 Byrek jo burek

 Buxhet jo bugjet

 Certifikatë jo çertifikatë

 Çerdhe jo qerdhe

 Çarçaf jo qarshafë

 Digjital jo dixhital

 Dhëndër jo dhëndërr

 Ekzitoj jo egzistoj

 Ekskursion jo ekskurzion

 Evropë jo Europë

 Ethem jo Et-hem

 Faturë jo fakturë

▪︎Flutur jo flutër

▪︎Sqetull jo sqetëll

▪︎ Qysqi jo qyski

▪︎ Dasmë jo dasëm

▪︎Qengj jo qingj

▪︎Universitet jo univerzitet

▪︎Kënddrejtë jo këndrejtë

▪︎Lumë jo lum

▪︎Lagie jo lagje

▪︎E diel jo e dielë

▪︎Garazh jo garazhdë

▪︎Byzylyk jo bylyzyk

▪︎Bashkautor jo bashkëautor

▪︎Gjithnjë jo gjithënjë

▪︎Bytyç jo Bytyq

▪︎Bibliotekar jo bibliotekist

▪︎pakkush jo pak kush

▪︎mossukses jo mos sukses

▪︎Meazallah jo mazallah

 Fshesë jo fshisë

 Frut jo fryt

 Gazhedhës jo gaz hedhës

 Gjerdhe jo gardhe

 Gjizë jo gjiz

 Gjithçka jo gjithqka

 Hekuri jo hekri

 Karotë jo karrotë

 Këpucar jo këpuctar

 Kërpudhë jo këpurdhë

 Keqqeverisje jo keq qeverisje

 Korrigjim jo korigjim

 Koordinim jo kordinim

 Lagjja jo lagja

 Licensë jo liçencë

 Menaxher jo menagjer

 Meshollë jo mes hollë

 Merimangë jo marimangë

 Mishshitës jo mishitës

 Mirë se vini jo mirësevini

 Miqtë jo miqët

 Mithat jo Mit hat

 Mossukses jo mos sukses

 Mullixhi jo mullinxhi

 Nëpunës jo nënpunës

 Pasaportë jo pashapërtë

 Perspektivë jo prespektivë

 Përgatitje jo pregaditje

 Proces jo proçes

 Procesverbal jo proçesverbal

 Populli jo poplli

 Qira jo qera

 Qurra jo qyrra

 Qyngje jo qynga

 Radhë jo rradhë

 Restorant jo restaurant

 Rol jo rrol

 Sekretar jo sekletar

 Sezon jo sezonë

 Sëpatë jo sopatë

 Syze jo syza

 Shikoj jo shiqoj

 Territor jo teritor

 Thosha jo thoja

 Universitet jo univerzitet

 Valixhe jo valigje

 Xhamaprerës jo xhamprerës

 Zogjtë jo zogjët

 Zoologji jo zologji etj.

Urojmë që bashkërisht kudo që të jemi ta ndihmojmë kultivimin e shqipes standarde, drejtshkrimin e saj drejt pastërtisë së gjuhës sonë!

~Prof. Hamdi Mazreku

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj