oraeshqipes

Të qenurit njeri, të qenit njeri apo të qenët njeri?

Administrator Administrator Postuar: 16 Shkurt, 2024

8 Shikime

Komente


Të qenurit njeri, të qenit njeri apo të qenët njeri?

Të qenurit njeri, të qenit njeri apo të qenët njeri?


Le ta nisim shpjegimin duke përjashtuar:

Forma "të qenurit" nuk ekziston fare në shqipen standarde. Pra, mos e përdor asnjëherë! Dije se është e gabuar kudo që e sheh!


Ndërkaq, format "të qenët" dhe "të qenit" janë forma rasore standarde, por secila për rasat e caktuara.


"Të qenët" është forma e saktë për rasën emërore dhe për rasën kallëzore (kush/çka dhe kë/çka?):

Të qenët i varfër nuk është turp. (Kush/çka nuk është turp?-Të qenët i varfër).

Mos e interpreto të qenët i pavarur si liri absolute! (Kë/çka të mos e interpretosh si liri absolute?-Të qenët i pavaruar).


Kurse forma "të qenit" është forma e saktë për rasën dhanore, për rasën gjinore dhe për rasën rrjedhore (Kujt, i kujt dhe prej kujt?).


Ka dallim ndërmjet të qenit i akuzuar dhe ndërmjet të qenit fajtor. (Rasa dhanore)

Tipari kryesor i të qenit njeri është mirësjellja. (Rasa gjinore)

Këto të drejta burojnë prej të qenit shtetas i Gjermanisë. (Rasa rrjedhore)


~Prof. Ilmi Rexhepi

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj