SHQIPTOHEJ DHE SHKRUHEJ: ARTIKULLOJ PËR ARTIKULOJ
-1716482658759.png)
SHQIPTOHEJ DHE SHKRUHEJ: ARTIKULLOJ PËR ARTIKULOJ
Fjalët “artikulloj”, “i artikulluar”, “artikullim” janë përdorur me tingëlluesen “-ll-“ në disa tekste të gjuhës shqipe, ndërsa në librin “Hyrje në gjuhësi”, Tiranë, 1970, f.80 me korresponduesen e saj “-l-“.
Fjala “artikullim”, që ka kuptimin “nyjëtim”, shpesh zëvendësohet në disa libra gramatikorë, në “Fjalor drejtshkrimor i gjuhës shqipe” me variantin “artikulacion”. Duke pasur parasysh faktin se fjalët që u cekën më lart janë të një rrënje, konsiston se këto fjalë duhet t’i shkruajmë me tingëlluesen (sonanten) “l” e jo “ll”, ashu siç është shkruar fjala “artikulacion”, pra: “artikuloj”, “i artikuluar, “artikulim”.
-Prof. Musa Nushi
7 Shikime
Komente