Klasa 6 apo klasa e 6-të?
-1716556495610.png)
Klasa 6 apo klasa e 6-të?
DREJTSHKRIMI I NUMRAVE QË SHKRUHEN ME SHIFRA ARABE DHE ME SHIFRA ROMAKE
Shpesh në shkrimet publike ngatërrohet drejtshkrimi i numrave rreshtorë arabë me ata romakë.
Kur i shkruajmë numrat me shifra romake, nuk shkruhet as nyja përpara dhe as prapashtesa. P.sh.: shekulli XX dhe jo shekulli i XX-të, klasa VI dhe jo klasa e VI-të, seminari XII dhe jo seminari i XII-të etj.
Kur i shkruajmë numrat me shifra arabe, atëherë duhet të shkruhet edhe nyja përpara edhe prapashtesa. P.sh.: shekulli i 20-të dhe jo shekulli 20, klasa e 6-të dhe jo klasa 6, seminari i 12-të dhe jo seminari 12 etj.
-Prof. Eroll Sejdiu
12 Shikime
Komente