Shkrimi i drejtë i numërorëve.
-1716483604357.png)
Shkrimi i drejtë i numërorëve
Gabime ndodhin në shkrimin e numërorëve në ato raste kur duhet të caktohet një periudhë disamujore ose më shumë, ose edhe më pak, si:
-Periudha 3 mujore.
-Përkujtohet ... në 5 vjetorin e vdekjes.Me një përvojë 6 vjeçare.
-Te ne mund të bëjnë praktikë tre mujore, gjashtë mujore dhe tre vjeçare.
Emërtimet e përvjetorëve dhe formimet e ngjashme me to, kur numërori shënohet me shifër duhet të shkruhet me vizë ndarëse ndërmjet shifrës dhe fjalës së mbetur, si:
-Periudha 3-mujore dhe jo 3 mujore.
-Përkujtohet...në 5-vjetorin e vdekjes dhe jo në 5 vjetorin...
-Me një përvojë 6-vjeçare dhe jo 6 vjeçare.
Ndërsa nëse numërori shënohet me fjalë, atëherë shkruhet bashkë me fjalën e mbetur pa u ndarë:
-Te ne mund të bëjnë praktikën tremujore, gjashtëmujore dhe trevjeçare dhe jo tre mujore, gjashtë mujore, tre vjeçare.
-Prof. Eroll Sejdiu
7 Shikime
Komente