SESA apo SE SA?
-1709631995296.png)
SESA apo SE SA?
Si t'i shkruani saktë këto lidhëza në punimet tuaja?
“Sesa” dhe “se sa” janë dy lidhëza të ndryshme.
1. Shkruhet bashkë, “sesa”, kur kemi lidhëz krahasuese, pra krahasohen dy gjymtyrë ose pjesë fjalie. Lidhëza “sesa” përdoret për të lidhur një fjali të varur krahasore me fjalinë drejtuese ose për të lidhur në fjalinë e thjeshtë gjymtyrën e dytë të një krahasimi, kur kemi mbiemra ose ndajfolje në shkallën krahasore. P.sh.: Ishte më i gjatë sesa të tjerët. Qëndroi më pak sesa dje.
2. Shkruhet ndaras “se sa” kur është lidhëz ftilluese. Pra, shkruhet ndarazi kur është lidhëz ftilluese ose kur ka nuanca sasiore. P. sh: Nuk e di se sa më kuptoi. Nuk i thashë se sa vezë të blejë.
Përgatiti S. Agolli
8 Shikime
Komente