oraeshqipes

PSE FJALA “NJË” TANIMË NUK PËRDORET SI NYJË JOSHQUESE PËRPARA NJË EMRI NË TRAJTË TË PASHQUAR NË GRAMATIKAT E GJUHËS SHQIPE?

Administrator Administrator Postuar: 12 Qershor, 2024

0 Shikime

Komente


PSE FJALA “NJË” TANIMË NUK PËRDORET SI NYJË JOSHQUESE PËRPARA NJË EMRI NË TRAJTË TË PASHQUAR NË GRAMATIKAT E GJUHËS SHQIPE?

PSE FJALA “NJË” TANIMË NUK PËRDORET SI NYJË JOSHQUESE PËRPARA NJË EMRI NË TRAJTË TË PASHQUAR NË GRAMATIKAT E GJUHËS SHQIPE?

Nëse është thënë dhe është shkruar se emri në trajtën e pashquar zakonisht përdoret në bashkëvajtje (i prirë) me nyjën joshquese “një”, por kjo nyjë mund t’i mungojë në disa kontekste, si p.sh.: Ditë e bukur.Në klub kishte zhurmë. Punon me metodë të re.

A do të thotë se fjala “një”, e cila ka origjinë numërori dhe vihet përpara një emri të pashquar në numrin njëjës, nuk duhet të mbetet si nyjë joshquese në gramatikat e sotme të gjuhës shqipe, megjithëse emri i prirë nga nyja “një”emërton një qenie të gjallë a send, që i takon një klase të tërë qeniesh të gjalla a sendesh, pa e përcaktuar plotësisht për kë bëhet fjalë. Si p.sh.: “Një” student i Fakultetit Filologjik të Prishtinës i dha të gjitha provimet në afat të paraparë. Emri i shoqëruar me nyjën joshquese “një”tregon se studenti është i Fakultetit Filologjik të Prishtinës, por nuk është i njohur plotësisht, sepse nuk dihet për cilin student konkretisht bëhet fjalë, përkatësisht nuk i dihet emri.

Nëse është kështu, a mund të shkruajmë:”Në këtë përdorim fjala “një” i përgjigjet një kuptimi dhe funksioni nyjës joshquese të atyre gjuhëve që janë të pajisura me nyja”. (Shih, “Gramatika e gjuhës shqipe 1”, Tiranë, 2002, f.130).

A mund të pohojmë se Gjuha e sotme shqipe nuk i takon gjuhëve të pajisura me nyja?! A nuk është nyjë joshquese e gjuhës shqipe fjala “një”? Ja edhe një periudhë ku fjala “një” na paraqitet si nyjë joshquese: “NJË” njeri (njeriu në përgjithësi), sado të mira të ketë për veten e tij, s’mund të jetë fatbardhë, po të ketë kombin e mëmëdhenë e vet fatzi”.

-Prof. Musa Nushi



Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj