MU apo M’U?
-1709632139061.png)
MU apo M’U?
“Pse e kam kaq të vështirë t’i shkruaj saktë?” – shkuan një dashamirëse e kësaj faqeje.
Me anë të këtyre shkrimeve gjuhësore, ne përpiqemi të shpjegojmë sa më thjesht disa rregulla të gjuhës shqipe, që për shumë shqipfolës duken të vështira.
Në këtë rast, për t’i shkruar saktë këto dy pjesë ligjërate, duhet të dallojmë kur është pjesëz dhe kur trajtë e shkurtër? Si pjesëz shkruhet bashkë, pa apostrof, mu”, kurse si trajtë e shkurtër e bashkuar shkruhet me apostrof: “m’u”.
Pra:
Mu - pjesëz. Përdoret (pa apostrof) para një fjale a një togfjalëshi për të përcaktuar më mirë, për ta theksuar ose për ta bërë më të përpiktë vendin, kohën etj. P.sh.: Mu në fillim të librit. Mu në krye të dhomës. Mu në mes të qytetit. Mu në kokë (në zemër). Mu në shenjë. Mu si luftë. Mu si i çmendur.
M’u - trajtë e shkurtër e bashkuar (me apostrof), që formohet nga trajta e shkurtër e rasës dhanore, veta e parë “mua më”, plus pjesëzës “u” të trajtave pësore-vetvetore të foljeve. Nën ndikimin e pjesëzës “u” të pësores bie zanorja “ë” e “(mua) më”, ndaj përdoret me apostrof ('). P.sh.: M'u bë zemra mal; m’u desh të shkoja, të m’u bësh të fala etj.
Pra, mbani mend, kur thekson vend a kohë është pjesëz dhe shkruhet pa apostrof.
Përgatiti: S. Agolli
9 Shikime
Komente