oraeshqipes

FORMAT DYSORE TË FJALËVE

Administrator Administrator Postuar: 20 Prill, 2024

3 Shikime

Komente


FORMAT DYSORE TË FJALËVE

FORMAT DYSORE TË FJALËVE

Format dysore të fjalëve, që përdoren në gjuhën shqipe, nuk janë të pakta. Këto dysi formash të fjalëve, kur janë normative, janë pasuri e leksikut tonë. Mirëpo, kur këto forma fjalësh bien ndesh me rregullat e drejtshkrimit a me kuptimet leksikore të gjuhës sonë, atëherë ato mund të jenë të dëmshme, meqë e prishin natyrën e gjuhës shqipe.

Kështu,p.sh., na bie të dëgjojmë e të lexojmë:”të dalat” dhe “daljet”,që përdoren për të treguar të hollat që dalin nga arka për një punë ose kur bëhen llogaritjet financiare si dhe: “të hyrat” dhe “hyrjet”, që përdoren për të treguar të hollat që futen në arkë a të ardhurat që futen në buxhet, kur bëhen llogaritjet financiare.

Duhet theksuar se fjalët: “të dala”(“të dalat”) dhe “të hyra”(“të hyrat”) përdoren më shumë në funksionin e mbiemrave,si p.sh.: “Ajo ishte një vajzë me mollëza e buzë të dala”. Këto “të dala” (tani si mbiemër i emërzuar) i vëreheshin nga larg. Ose:”Janë këto institucione “të dala” pas luftës me zgjedhje të lira, prandaj duhet t’i respektojmë.

Po ky shpjegim vlen edhe për termin “të hyrat”, që shpreh kuptimin e kundërt të termit - “të dalat”.

Për futjen e të hollave në arkë a nxjerrjen e tyre nga arka ose për llogaritjet financiare mujore, vjetore duhet të përdoren termat:”hyrjet”dhe “daljet”, në vend të termave: “të hyrat” dhe “të dalat”.

Termat: “hyrjet” dhe “daljet” janë terma përkatës financiarë, emra të mirëfilltë të kësaj fushe të ekonomisë, emra që janë formuar nga pjesoret e foljeve hyj (pra: hyrë) dhe dal (pra: dalë), duke ua shtuar prapashtesën -je.

Emrat e prejardhur hyrje dhe dalje, pra me këtë përbërje morfemore,janë pëlqyer edhe nga autorët e veprës “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe”,

~Prof. Musa Nushi

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj