MUSTAFAJ APO MUSTAFAI?
-1709023541125.png)
MUSTAFAJ APO MUSTAFAI?
SIPAS STANDARDIT TË SHQIPES EMRAT FAMILJARË DO TË SHKRUHEN: MUSAI, MUSTAFAI, E JO - MUSAJ, MUSTAFAJ
Emrat familjarë (mbiemrat e njerëzve) shpeshherë merren nga anëtarët e familjeve, si p.sh.: Beqiri, Musai, Mustafai, Neziri, Isai, etj., që do të thotë se këta emra vetjakë përdoren
edhe si emra familjarë.
Emrat familjarë, ashtu si emrat e përveçëm të njerëzve,kanë dy gjini: gjininë mashkullore (Beqir Beqiri, Agim Neziri)dhe gjininë femërore (Petrit Hoxha, Agron Hasimja).
Siç vërehet nga shembujt që u morën për ilustrim emrat familjarë dalin në trajtë të shquar në rasën emërore në njëjës,ashtu siç dalin edhe emrat vetjakë të njerëzve. Pra, emrat
vetjakë familjarë a të personave në rasën emërore në trajtën e shquar dalin me mbaresa të gjinisë mashkullore, ose të gjinisë femërore.
Nëse i respektojmë këto norma gjuhësore del se duhet të shkruajmë: Shefqet Musai, e jo: Shefqet Musaj, Ali Isai, e jo: Ali Isaj a Ali Isa, Agron Mustafai, e jo: Agron Mustafa a Agron Mustafaj etj.
~Prof. Musa Nushi
2 Shikime
Komente