KUR ZANORJA ANTIHIATIZUESE SHTOHET MIDIS TEMËS SË SHUMËSIT TË EMRIT DHE MBARESËS, AJO DO TË QUHET - ANAPTIKSORE, SI P.SH.: D-i-JE PËR DJE; MËSUES-i-T ETJ.
-1709630678071.png)
KUR ZANORJA ANTIHIATIZUESE SHTOHET MIDIS TEMËS SË SHUMËSIT TË EMRIT DHE MBARESËS, AJO DO TË QUHET - ANAPTIKSORE, SI P.SH.: D-i-JE PËR DJE; MËSUES-i-T ETJ.
Tingujt kundër hiatit, siç dihet, vihen midis zanoresh, pra janë fonema bashkëtingëlloresh. Mirëpo, kemi raste kur midis tingujsh bashkëtingëllorë, po ashtu për lehtësim shqiptimi, shtohen fonema zanoresh dhe këto tani quhen anaptiksore, si p.sh.: sh-A-pullë për shpullë, d-I-je për dje.
Megjithëse kjo dukuri është dialektore - joletrare, këtë e hasim edhe në gjuhën e sotme standarde te disa kategori emrash të shquar në rasën emërore e kallëzore të numrit shumës, si dhe në rasën rrjedhore të pashquar shumës, ku midis temës që mbaron me bashkëtingëllore dhe mbaresës që është bashkëtingëllore vihen shtesat fonetike: -i-, -ë-, si p.sh.: mësues-i-t / mësues-i-sh,
lexues-i-t / lexues-i-sh, mësimdhënës-i-t / mësimdhënës-i-sh,vendas-i-t / vendas-i-sh, prishtinas-i-t / prishtinas-i-sh etj. Ose :vjet-ë-t / vjet-ë-sh, lot-ë-t / lot-ë-sh etj.
-Prof. Musa Nushi
2 Shikime
Komente