oraeshqipes

Uji dhe ujët

Administrator Administrator Postuar: 12 Mars, 2024

1 Shikime

Komente


Uji dhe ujët

Uji dhe ujët

PO TË HASIM SOT NË EMRA: DJATHI, UJI, MISHI ETJ. NË FORMËN E ASNJANËSIT, DO T’I KONSIDEROJMË SI EMRA TË GJINISË ASNJANËSE: DJATHËT, UJËT, MISHTË ETJ.

Disa emra të lëndës, si: grurë, mjaltë, mish, djathë, dhjamë, vaj,ujë, drithë e ndonjë tjetër, që sot përdoren në gjininë mashkullore,po t’i gjejmë në tekste në rasën emërore dhe kallëzore të shquar në formën e asnjanësit, do t’i konsiderojmë si emra të gjinisë asnjanëse,pra kështu: grurët, mjaltët, mishtë, djathët, dhjamët, vajtë, ujët, drithët etj.

Emrat e sotëm asnjanës ose emrat e lakimit të katërt dallohen prej emrave të lakimit të parë vetëm në emërore dhe kallëzore të trajtës së shquar, meqë në këto dy rasa marrin mbaresën -t(ë), ndërsa në rasat e tjera në të dy trajtat kanë mbaresa të njëjta me emrat e lakimit të parë.

Emrat asnjanës prejpjesorë,si: të folur-i-t, të menduar-i-t, të ecur-i-t, të ngritur-i-t etj., në rasat emërore dhe kallëzore, marrin zanoren -i-,midis temës dhe mbaresës, që përdoret për ta lehtësuar shqiptimin.Kjo shtesë fonetike do të konsiderohet pjesë përbërëse e mbaresës.

~Prof. Musa Nushi

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj