oraeshqipes

Kulturor-artistik APO Kulturoro-artistik? Teorike-interpretuese APO Teoriko-interpretuese? SI T’I SHKRUAJMË SAKTË KOMPOZITAT KËPUJORE MBIEMËRORE

Administrator Administrator Postuar: 23 Maj, 2024

5 Shikime

Komente


Kulturor-artistik APO Kulturoro-artistik?  Teorike-interpretuese APO Teoriko-interpretuese?  SI T’I SHKRUAJMË SAKTË KOMPOZITAT KËPUJORE MBIEMËRORE

Kulturor-artistik APO Kulturoro-artistik?

Teorike-interpretuese APO Teoriko-interpretuese?

SI T’I SHKRUAJMË SAKTË KOMPOZITAT KËPUJORE MBIEMËRORE

Kompozitat këpujore mbiemërore janë fjalë të përbëra prej dy a më shumë gjymtyrësh që kanë lidhje bashkërenditëse ndërmjet tyre. Këto kompozita këpujore mbiemërore shkruhen gjithmonë me vizë në mes, por disa herë ndërmjet tyre vihet zanorja lidhëse “o”, e disa herë jo!

KUR DUHET TA VËMË ZANOREN “O” LIDHËSE DHE KUR JO?

Edhe për shkrimin dhe shqiptimin e saktë të këtyre kompozitave ka një rregull të caktuar.

1) Tema e parë e këtyre kompozitave shkruhet dhe shqiptohet me “O”, pra vihet zanorja “o” lidhëse, kur fjala e parë e kësaj kompozite nuk mbaron me “OR”. Kjo ndodh për efekt lidhjeje me temën e dytë. Kështu kemi ekonomiko-industrial (pasi tema “ekonomik”, nuk mbaron “OR”. Kemi edhe edukativo-mësimor, agraro-bujqësor; edukativo-kulturor, historiko-gjeografik, tekniko-shkencor, teoriko-interpretuese, ushtarako-politik, politiko-shoqëror etj.

2) Por, kur tema e parë mbaron me “OR”, ajo qëndron ashtu siç është dhe nuk merr “O”-në lidhëse dhe as nuk hiqet bashkëtingëllorja “R”. Pra, kemi arsimor-edukativ, kulturor-artistik, klasor-shoqëror, shoqëror-ekonomik, shkencor-teknik etj.

(Urojmë ta kemi shpjeguar qartë dhe thjesht për ju!

Përgatiti: S. Agolli

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj