TURN, NDËRRIM APO NDËRRESË?
-1709631540300.png)
TURN, NDËRRIM APO NDËRRESË?
Në të folur, por edhe në të shkruar, shpesh hasim në përdorimin e termave: turn, ndërrim dhe ndërresë. Derisa termat NDËRRIM dhe NDËRRESË janë të gjuhës shqipe,
termi TURN vjen nga italishtja (turno), që, sipas mendimit tim s'duhej të përdorej.
Termi NDËRRIM ka përdorim më të shpeshtë, sidomos në Kosovë, ndërsa termi i huaj TURN përdoret më shpesh në Shqipëri. Sido që të jetë, në funksion të standardit të shqipes, parapëlqehet termi NDËRRESË.
-Prof. Musa Nushi
2 Shikime
Komente