oraeshqipes

Vërejtje rreth drejtshkrimit të disa ndajfoljeve

Administrator Administrator Postuar: 29 Prill, 2024

2 Shikime

Komente


Vërejtje rreth drejtshkrimit të disa ndajfoljeve

Vërejtje rreth drejtshkrimit të disa ndajfoljeve

• Ndajfoljet: drejt, fort, lart, mjaft, pak, plot, shkurt shpejt, thjesht etj., shkruhen pa ë në fund dhe jo: drejtë, fortë, lartë etj. Si mbiemra marrin ë: i drejtë, i fortë, i lartë, i thjeshtë etj.

• Ndajfoljet: bashkë, fshehtë, gjatë, gjerë, lehtë, mirë, poshtë, shumë etj., shkruhen me ë në fund dhe jo: bashk, fsheht, leht etj.

• Ndajfoljet e përngjitura të tipit: gjithnjë, gjithmonë, kurdo, kurdoherë etj., shkruhen si një fjalë e vetme dhe pa ë pas gjith e kur dhe jo: gjithënjë, gjithëmonë, kurëdo, kurëdoherë etj.

• Ndajfoljet e tipit: pjesë-pjesë, copa-copa, pika-pika etj., shkruhen me një vizë në mes dhe jo: copacopa, pikapika etj.

~Prof. Eroll Sejdiu

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj