ZËMBËL APO ZËËMBËL?

ZËMBËL APO ZËËMBËL?
• Në fjalët e përbëra, kur takohen dy zanore, nga të cilat zanorja ë fundore e temës së parë është e patheksuar dhe takohet me zanoren nistore të pjesës së dytë, ë-ja nuk shkruhet. P.sh.: bashkë + autor = bashkautor dhe jo bashkëautor, bashkudhëtar dhe jo bashkëudhëtar, mirupafshim dhe jo mirëupafshim, i gjithanshëm dhe jo i gjithëanshëm, kokulur dhe jo kokëulur, i shumanshëm dhe jo i shumëanshëm etj.
• Ndërsa te fjalët që gjymtyra e parë e tyre është e theksuar: ë-ja shkruhet. P.sh.: njëanësi dhe jo njanësi, i njëanshëm dhe jo i njanshëm, zëëmbël dhe jo zëmbël etj.
-Prof. Eroll Sejdiu
7 Shikime
Komente