TESTI I MATURËS apo TEST I MATURËS

TESTI I MATURËS apo TEST I MATURËS
Tani në këtë fundvit shkollor maturantët e Kosovës mbajtën Testin e Maturës sipas datës së caktuar nga MASHTI.
Ajo që bie në sy, sipas mendimit tonë emërtimi është i shkruar me gabime, sepse në natyrën e shqipes emri gjithmonë vihet në trajtën e pashquar, pra:"Test i Maturës" dhe jo "Testi i Maturës"; "Test i arritshërisë" dhe jo "Testi i arritshmërisë"! Sepse ky dokument është vetëm një "Test" dhe jo "Testi".
Se emri në dokumente zyrtare vihet në trajtën e pashquar le t'i hedhim një shikim edhe këtyre dokumenteve, p.sh.:
• Pasaportë e Republikës së Shqipërisë dhe jo Pasaporta e Republikës së Shqilërisë;
• Dëftesë shkollore dhe jo Dëftesa shkollore;
• Librezë e nxënësve dhe jo Libreza e nxënësve;
• Diplomë e shkollës dhe jo Diploma e shkollës;
• Patentë shoferi dhe jo Patenta shoferi;
• Letërnjoftim dhe jo Letërnjoftimi;
• Certifikatë e lindjes dhe jo Certifikata e lindjes, etj. etj.
Prandaj, sipas kësaj natyre emri në shqipe duhet të vihet në trajtën e pashquar: "TEST I MATURËS", "TEST I ARRITSHMËRISË" dhe jo "Testi i Maturës" apo "Testi i arritshmërisë"!
Sigurisht për asnjë korrigjim nuk është vonë!
~Prof. Hamdi Mazreku
3 Shikime
Komente