oraeshqipes

PARASHTESAT SINONIMIKE MOS- DHE PA- TEK EMRAT

Administrator Administrator Postuar: 2 Shkurt, 2024

3 Shikime

Komente


PARASHTESAT SINONIMIKE MOS- DHE PA- TEK EMRAT

PARASHTESAT SINONIMIKE MOS- DHE PA- TEK EMRAT

Është mirë të dimë kur përdoret parashtesa MOS- dhe parashtesa PA-, duke pasur parasysh faktin se këto dy parashtesa shpesh përdoren njëra për tjetrën.

Parashtesa MOS- u paravihet emrave prejfoljorë të veprimit duke pasur kuptim të kundërt me temën fjalëformuese, si: mosbesim (tema fjalëformuese: besim), mosintesim, mos-bindje, moskallëzim, mospërfillje, mosrespektim, moszbatim,moskthim, moskujdesje, mosveprim, mosvlerësim etj.

Sinonimike me parashtesën MOS-, por me përdorim më të kufizuar është parashtesa PA-, e cila u parashtohet emrave abstraktë, si p.sh.: paaftësi, pabarazi, paburrëri, pafuqi, pa-kohësi, pamiqësi, pakënaqësi, pasiguri, pandryshueshmëri,paoreksi, paqartësi, paqëndrueshmëri etj.

-Prof. Musa Nushi

Administrator
Autor

Administrator

Postime tjera

4 Mars, 2024
26 Janar, 2024

Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj