oraeshqipes

Folja PRES

Administrator Administrator Postuar: 5 Prill, 2024

2 Shikime

Komente


Folja PRES

FOLJA pres ME DOMETHËNIE: NDAJ DIÇKA NË PJESË, COPËtOJ NUK MUND TË JETË FOLJE E ZGJEDHIMIT TË DYTË, SEPSE PJESORJA TEMËFORMUESE DEL ME ZANORE DHE MERR PRAPASHTESËN -RË, SI DHE FOLJET: la-j / la-rë, ble-j / ble-rë ETJ.,TË ZGJEDHIMIT TË PARË.

Siç vërehet folja PRES në shqyrtim e formon pjesoren me prapashtesën temëformuese -RË, që do të thotë se edhe folja themelore, pra: PRE-J është ajo e duhura dhe jo - PRES.

Dihet se tema e foljes në të kryerën e thjeshtë është e njëjtë me temën e pjesores, si p.sh.: LA-J, LA-VA / LA-RË, BLE-J, BLE-VA / BLE-RË, PRE-J, PRE-VA / PRE-RË.

Zgjedhimi i dytë përfshin foljet me temë në bashkëtingëllore, si p.sh.:MBYLL, FLAS, MARR, DAL, SHES etj.

Si folje e zgjedhimit të dytë kemi foljen PRES me domethënie: rri në një vend, që sjell dykuptimësi me formën e njëjtë - PRES me kuptimin:copëtoj, që ka një zgjedhim të rregullt, në krahasim me formën tjetër PRES (PRE-J).

Dhe, është interesant, në çdo fjalor të gjuhës shqipe shënohen këto dy folje në një formë - PRES, megjithëse forma PREJ për formën PRES haset në disa shembuj ilustrimi, si: “Na e prenë ndihmën. Ia prenë degët e thata.(Shih, Fjalor i gjuhës shqipe, Prishtinë, 1981, f.1541).

Foljen PREJ (jo: PRES) e ka përdorur edhe Buzuku në veprën “Meshari”: “E i PËRENË kryetë endë burg, e kush përit gjemba en ulliri, e i shtronjinë pr udhët.”(Shih, Akad.Kolec Topalli, Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, 2017,f.1183).

Vetëm “Fjalor i Gjuhës Shqipe “ i Mehmet Elezit e ka foljen PREJ në këtë formë me të kryerën e thjeshtë PRE-VA dhe paskajoren ME PRE.

Sipas këtij Fjalori, “Gazulli këshillon trajtën PREJ, e përdorshme në shumë treva (unë prej dru), në vend të PRES (unë pres dru), që mos të përzihet me foljen PRES, ME PRITË” “Mos PREJ vend e pa vend si sakica pa bisht”,fjalë e urtë (Po aty,f.1176).

~Prof. Musa Nushi

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj