QËKUR apo QË KUR?
-1709631126402.png)
QËKUR apo QË KUR?
Të dyja këto trajta janë të sakta, por janë dy pjesë ligjërate të ndryshme të gjuhës shqipe: a) “qëkur” (pra bashkë) është ndajfolje kohe dhe b) “që kur” (ndaras) është lokucion lidhor.
a. QËKUR shkruhet bashkë kur është ndajfolje kohe, që tregon shumë kohë më parë, prej kohësh etj. P.sh.: /Ka ardhur qëkur. /Dielli kishte lindur qëkur/. Ia ka thënë qëkur/. Ka qëkur kjo punë/.
b. QË KUR shkruhet ndarazi kur është lokucion lidhëzor dhe vihet kryesisht në krye të fjalisë së varur dhe tregon kohën. P.sh.: /Që kur erdhe ti, nuk kam dalë asnjëherë/. Që kur ndodhi ajo ngjarje, nuk kam vënë gjumë në sy! Që kur ishim të vegjël, lexonim shumë./
Mbani mend për ta dalluar lehtë dhe për ta shkuar saktë: si ndajfolje zakonisht ndodhet në mes ose fund të fjalisë, kurse si lokucion lidhëzor zakonisht gjendet në fillim të fjalisë.
Përgatiti: S. Agolli
4 Shikime
Komente