oraeshqipes

Përgjegjsi apo përgjegjësi?

Administrator Administrator Postuar: 23 Maj, 2024

6 Shikime

Komente


Përgjegjsi apo përgjegjësi?

Përgjegjsi apo përgjegjësi?

Ë-JA PARATHEKSORE SHKRUHET (MBETET, NUK BIE)...

Ë-ja paratheksore shkruhet te fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me fundoret: -ër, -ël, -ës, -ëz me anë prapashtesash,që fillojnë me zanore, si p.sh.: mjeshtëri, mjeshtëror ( nga tema

fjalëformuese: mjeshtër): numëror, numëroj, numërim (nga: numër); ëndërroj, ëndërrim (nga: ëndërr); vocërrak, vocërroj, vocërrim

(nga: i vocërr); zvogëloj, zvogëlim (nga: i vogël); përgjegjësi (nga: përgjegjës); njerëzor (nga: njerëz) etj.

Nga rregulla e mësipërme bëjnë përjashtim fjalët e prejardhura,të formuara prej temash me zanore, kur përpara -ë-së gjendet vetëm njëra nga këto bashkëtingëllore: b, d, f, j, k, l, p, t, v ose një nga grupet e bashkëtingëlloreve: -nd, -st. P.sh.: librar, librari (nga: libër); kodrinë, kodrinor (nga: kodër); afri, afroj, afrim (nga: afër); lakror (nga: lakër);veproj, veprim (nga: vepër); teatral, teatror (nga: teatër); lundroj,lundrim (nga: lundër); pastroj, pastrim (nga: i pastër etj.. Po kështu bie -ë-ja e patheksuar e temës prodhuese (e fundores : -ër, -ërr) me pëlqim me drejtshkrimin e ngulitur te fjalët e prejardhura, si p.sh.: përgëshnjeshtroj, përgënjeshtrim (nga: gënjeshtër); kokrrizë (nga:kokërr).

-Prof. Musa Nushi

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj