A KANË KOMUNAT LEKTORË?

A KANË KOMUNAT LEKTORË?
Sot kur të gjitha anavendet e Kosovës kanë filluar ta shënojnë 24-vjetorin e çlirimit nga pushtuesi serb, na bie në sy të shohim lloj-lloj mbishkrimesh të varura lart podiumeve të tyre të palektoruara.
E tillë ishte edhe stolisja e binës në qytezën e Malishevës. Ajo sot shënoi Ditën e saj më të veçantë ku shkruante:
URIME 16 QERSHORI - DITA E ÇLIRIMIT DHE E DËSHMORËVE TË KOMUNËS SË MALISHEVËS
Por ç'e do kur kjo transparente nuk është në natyrën e sintaksës së shqipes?!
Në fakt, është dashur të shkruhet:
GËZUAR 16 QERSHORIN - DITËN E ÇLIRIMIT DHE TË DËSHMORËVE TË KOMUNËS SË MALISHEVËS
Sepse:
* Formulimet e urimeve duhet të jenë në rasën KALLËZORE në funksion të kundrinorit të drejtë dhe jo të KRYEFJALËS!
Shpresojmë që herave të tjera të konsultojnë lektorët!
GËZUAR!
~Prof. Hamdi Mazreku
1 Shikime
Komente