oraeshqipes

JU FALËNDEROJMË APO JU FALEMINDEROJMË?!

Administrator Administrator Postuar: 12 Qershor, 2024

15 Shikime

Komente


JU FALËNDEROJMË APO JU FALEMINDEROJMË?!

JU FALËNDEROJMË APO JU FALEMINDEROJMË?!

Në emisionet e ndryshme të televizioneve tona, kemi parë se shprehja FALEMINDERIT përdoret në mënyrë të gabuar, andaj këtu po e sqarojmë përdorimin e drejtë të saj.

Gjuha standarde shqipe ka FALEMINDERIT si pasthirrmë, që përdoret kur i shprehim dikujt mirënjohje, FALËNDERIM si emër dhe FALËNDEROJ, FALËNDEROHEM si folje. Bashkë me këto përdoret dhe trajta foljore JU FALËNDEROJMË. Ja disa shembuj :

Faleminderit dhe jo "Falemnderës"!

Falënderoj kolegët e mi dhe jo Falemnderoj kolegët e mi.

I falënderohem dhe jo i faleminderohem.

Porse nga disa masmedie elektronike, në radio e në televizion nga disa folës e gazetarë të paformuar gjuhësisht, hasim shpesh të përdorin ndërtimin e gabuar JU FALEMINDEROJMË, e cila duhet të hiqet nga përdorimi.

Po e marrim vetëm një shembull, e cila nuk e ka natyrën e gjuhës shqipe, por e ka kryekëput të gjuhës serbe:JU FALEMINDEROJMË PËR VËMENDJEN QË NA NDOQËT! (Serbisht: Hvala na pažnju).

Shqip duhet të thuhet:JU FALËNDEROJMË QË NA NDOQËT! ose JU FALËNDEROJMË QË ISHIT ME NE!

-Prof. Eroll Sejdiu

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj