oraeshqipes

ÇDO dhe Ç’DO Si t’i dalloj dhe t’i shkruaj saktë?

Administrator Administrator Postuar: 12 Shkurt, 2024

2 Shikime

Komente


ÇDO dhe Ç’DO  Si t’i dalloj dhe t’i shkruaj saktë?

ÇDO dhe Ç’DO

Si t’i dalloj dhe t’i shkruaj saktë?

ÇDO dhe Ç’DO janë dy përemra krejt të ndryshëm, që pothuajse hasen kudo të shkruar gabim: herë përemri i papërcaktuar me apostrof, e herë ai pyetës pa apostrof.

Por si t’i dallojmë kur është pyetës dhe kur i papërcaktuar?

Dallimi është mjaft i thjeshtë: përemër pyetës plus folje, zakonisht përdoret në fjali pyetëse, që mbyllet në fund me shenjën e pikësimit të pikëpyetjes (?). Në këtë rast ai shkruhet me apostrof “ç’do?” (çfarë do?). Kurse përemri i papërcaktuar “çdo” zakonisht përdoret në fjali dëftore (pikë në fund të fjalisë) dhe nuk vihet apostrof pas ç-së. Le të marrim dy shembuj mjaft të thjeshtë:

- Ç’do këtu ti? (dhe jo: çdo këtu ti?). Këtu është përemra pyetës (Çfarë do këtu ti?)

Pra, në qoftë se zëvendësohet edhe me përemrin “çfarë do” është përemër pyetës dhe shkruhet me apostrof, në të kundërt është i papërcaktuar dhe shkruhet pa apostrof.

- Çdo gjë është e mundur. Çdo gjë do të rregullohet (dhe jo: Ç’do gjë është e mundur)

Përgatiti: S. Agolli 

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj