Rregull i rëndësishëm APO Rregull e rëndësishme?

Rregull i rëndësishëm APO Rregull e rëndësishme?
Ky emër në gjuhën shqipe përdoret në dy kuptime: 1) rregull - parim, normë; 2) rregull - kur çdo gjë është në vendin e vet. Si i tillë, këta dy emra janë homonime, pra kanë përbërje të njëjtë tingujsh, por kuptime të ndryshme.
Është gjinia, ajo që bën dallimin kuptimor të tyre. Kur e përdorim në kuptimin 1), pra si parim, normë, është emër i gjinisë femërore, ndaj edhe përcaktorët i merr në gjininë femërore: rregull e rëndësishme, tri rregulla, kjo rregull etj. Kur është në kuptimin 2) është në gjininë mashkullore. Zakonisht ky emër në gjininë mashkullore rrallë del me përcaktorë. P.sh.: I mban gjërat në rregull etj. Dallimin mund ta bëni fare qartë edhe nga shpjegimi sipas fjalorit të këtyre dy fjalëve.
-S. Agolli
2 Shikime
Komente