Ë-JA E PATHEKSUAR

Ë-JA E PATHEKSUAR RUHET TE DISA TIPA FJALËSH, SI P.SH.:ARBËRESH, ARBËRISHT; I VOGËL, VOGËLOSH ETJ?
Ë-ja paratheksore ruhet (nuk bie) te fjalët e prejardhura, të formuara prej temash me fundoret: -ër, -ërr,-ël, -ës, -ëz me anë prapashtesah që fillojnë me zanore, si p.sh.: mjeshtëri, mjeshtëror (nga tema fjalë-formuese : mjeshtër); numëror, numëroj, numërim (nga tema: numër);ëndërroj, ëndërrim (nga: ëndërr); vocërrak, vocërroj, vocërrim (nga:i vocërr); zvogëloj, zvogëlim (nga: i vogël); përgjegjësi ( nga: përgjegjës)njerëzi, njerëzor (nga: njerëz) etj.
Nga rregulla e mësipërme bëjnë përjashtim fjalët e prejardhura,të formuara prej temash me -ër me prapashtesat, që fillojnë me zanore,kur përpara -ë-së gjendet njëra nga këto bashkëtingëllore: b,d,f,j,k,p,t,v ose një nga grupet e bashkëtingëlloreve:-nd-,-st-,etj. P.sh.: librar, librari (nga: libër); kodrinë, kodrinor (nga: kodër); afri, afroj, afrim (nga: afër);
ajroj, ajrim (nga: ajër); lakror (nga: lakër); veproj, veprim (nga: vepër);teatral, teatror (nga: teatër); zgavroj, zgavrim (nga: zgavër); lundroj,lundrim (nga: lundër); pastroj, pastrim (nga: i pastër) etj.
Po kështu bie -ë-ja e patheksuar e temës prodhuese ( e fundores:-ër, -ërr) me pëlqim me drejtshkrimin e ngulitur te fjalët e prejardhura,si p.sh.: përgënjeshtroj, përgënjeshtrim (nga:gënjeshtër); kokrriz (nga:kokërr) etj.
-Prof. Musa Nushi
3 Shikime
Komente