oraeshqipes

Cenoj apo Cënoj? Shemb apo Shëmb? Qendër apo Qëndër? Kam qenë apo Kam qënë?

Administrator Administrator Postuar: 5 Prill, 2024

1 Shikime

Komente


Cenoj apo Cënoj?  Shemb apo Shëmb?  Qendër apo Qëndër?  Kam qenë apo Kam qënë?

Cenoj apo Cënoj? Shemb apo Shëmb? Qendër apo Qëndër? Kam qenë apo Kam qënë?

Nisur nga pyetje e pak ditëve më parë, po japim përgjigjen e saktë!

Atëherë, shkruhen me "e" (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëllore hundore (m, n, nj). Gjithashtu, shkruhen me "e" fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit. Dhe kemi: shemb, cenoj, (më) dhemb, dhembje, emër, emëror, femër, femërore, gjemb, gjembaç, e premte, rremb, shembull, shembullor, i, pashembullt, shemër, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj, argjend, argjendar, brenda, i brendshëm, cen, çmend, (i, e) çmendur, dend, (i, e) dendur, deng, dhen, end, gjendje, kuvend, kuvendoj, mend, mendje, mendoj, mendim, përmend, përmendore, parmendë, pendë, qendër, qendror, (kam) qenë, qenie, qenësi, qengj, shpend, tendë, vend, vendës, vendos, vendim, zëvendës, zëvendësoj, e enjte, gështenjë, ndenja etj.

Përgatiti S. Agolli

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj