oraeshqipes

“NËSE” apo “NË SE”

Administrator Administrator Postuar: 16 Shkurt, 2024

0 Shikime

Komente


“NËSE” apo “NË SE”

“NËSE” apo “NË SE”

Si shkruhen saktë: bashkë apo ndaras?

Mësojeni drejt në këtë shkrim të thjeshtë për ju!

Besoj se disa herë hasni vështirësi në shkrimin e këtyre fjalëve: bashkë apo ndaras, ashtu siç na shkuan edhe një lexues i kësaj faqeje.

Për t’i shkuar saktë, duhet të dimë se çfarë kategorie gramatikore i përkasin: kemi lidhëz apo parafjalë dhe përemër pyetës?

ATËHERË, MBANI MEND!

1) NËSE (bashkë) është lidhëz nënrenditëse dhe shkruhet gjithmonë bashkë. Kjo lidhëz për nga fjalëformimi është e përngjitur. /Më njoftoni nëse vjen dikush. Nuk bëhet mbledhja nëse mungon shumica. Nëse është kështu, as unë nuk do të vij./

2. NË SE (ndaras) janë dy fjalë që u përkasin dy kategorive të ndryshme gjuhësore: parafjala “në” dhe përemrin pyetës “se”. Si të tilla, sigurisht do të shkruhen ndaras. /Në se e mbështet këtë argument?/

Për ta pasur më të lehtë, mbani mend se:

a) si parafjalë dhe përemër pyetës (pra, ndaras) ka përdorim shumë të rrallë;

b) kur kemi parafjalë dhe përemër pyetës (në se), përemri pyetës "se" zëvendësohet lehtë me përemrin pyetës “çfarë” (Në çfarë e mbështet këtë argument) ose të dyja bashkë me përemrin pyetës "ku" (Ku e mbështet këtë argument).

Përgatiti: S. Agolli 

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj