oraeshqipes

VARIANTET E MBIEMRAVE: I LEXUAR & I LEXUESHËM

Admin Admin Postuar: 26 Janar, 2024

7 Shikime

Komente


VARIANTET E MBIEMRAVE: I LEXUAR & I LEXUESHËM

VARIANTET E MBIEMRAVE: I LEXUAR & I LEXUESHËM

Variantet fonetike të mbiemrave të tipit: i lexuar & i lexueshëm, jo vetëm që ndryshojnë për nga formimi, por ata mund të shprehin ngjyrime kuptimore të ndryshme.

Mbiemrat e formuar me anë të nyjëzimit dhe pjesores së foljes, si p.sh.: i punuar, i lexuar etj. emërtojnë tiparin e veprimit të kryer. Pra,këta mbiemra mund të zbërthehen: i punuar “që është punuar”,i lexuar “që është lexuar”.Mbiemrat e formuar nga formanti fjalëformues: nyjë e përparme dhe prapashtesa -shëm, që si temë prodhuese kanë pjesoren e foljes së gegërishtes, kanë kuptim tjetër, si p.sh.: i punueshëm (ose: tokë e punueshme) ka kuptimin “që mund të punohet”, i lexueshëm - “që mund të lexohet” etj. Pra, shkruajmë: Fragmenti i lexuar qe nga romani “Malësorja” e Nazmi Rrahmanit. Por, në fjalinë e mëposhtme duhet të shkruajmë: Mbishkrimi ishte i lexueshëm, e jo: i lexuar.

Në disa kontekste mbiemrat e tipit i lexueshëm shprehin ngjyrime të ndryshme kuptimore, p.sh.: i afrueshëm do të thotë “që tregohet i afërt dhe i përzemërt me të tjerët; i shoqërueshëm; ndërsa i afruar ka kuptimin e mirëfilltë “që është vënë pranë me një tjetër, që rri a qëndron afër”.Nga sa u shqyrtua më lart vërehet qartë se në përdorimin e drejtë të këtyre mbiemrave duhet pasur parasysh patjetër anën kuptimore të tyre. Në të shumtën e rasteve variantet e mbiemrave të tipit:i punuar & i punueshëm janë korrespondues të drejtpërdrejtë,përkatësisht mund të përdoren njëri në vend të tjetrit; mirëpo kemi raste kur këmbimi i këtyre mbiemrave nuk mund të bëhet në përdorimin e mbiemrave të tipit: i punuar & i punueshëm. Një përdorim të gabueshëm e vërejmë në revistat tona, në tekstet shkollore etj. Ja disa shembuj: “…tani ka sasi TË MJAFTUARA të kripës në të gjitha rrugët”; “Është e vërtetë E PAMOHUAR se “Pionieri” i dha ndihmesë të madhe letërsisë për fëmijë në vendin tonë”. “Vendet me sasi me të madhe të përdorimit të plehut janë ato që e kanë industrinë kimike të zhvilluar (Gjermania, Japonia etj.), kanë më pak tokë TË PUNUAR” etj.

-Prof. Musa Nushi

Admin
Autor

Admin


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj