oraeshqipes

TINGUJT BUKURTINGËLLUES A KUNDËR HIATIT: N (R), J, V, H.

Administrator Administrator Postuar: 26 Shkurt, 2024

1 Shikime

Komente


TINGUJT BUKURTINGËLLUES A KUNDËR HIATIT: N (R), J, V, H.

TINGUJT BUKURTINGËLLUES A KUNDËR HIATIT: N (R), J, V, H.

Kur tingulli joetimologjik shtohet midis zanoresh për shqiptim të këndshëm, përkatësisht për ta zhdukur hiatin (që goja mos të mbetet e hapur) me rastin e shqiptimit të dy zanoreve të njëpasnjëshme, ai tingull (fonemë) quhet bukurtingëllues, antihiatizues a tingull kundër hiatit. Në gjuhën shqipe tinguj të tillë janë: n (r), j, v, h. Këta tinguj të shtuar në fjalë përkojnë me normat e sotme drejtshkrimore të gjuhës shqipe.

Fonema -n-, përkatësisht -r- përdoret në funksion të tingullit antihiatizues në kohën e kryer të thjeshtë të tipit të foljeve:bâna / bëra, hynâ / hyra, vunâ / vura, zunâ / zura etj.; fonema -j- përdoret si tingull bukurtingëllues sidomos tek emrat e tipit: kalá-j-a, idé-j-a, folé-j-a etj.,ku mbaresa -ja është variant (alomorf) i a-së (krahaso:flutur-a, vetull-a, tok-a); fonema -v- përdoret si tingull kundër hiatit te foljet me temë në zanore në të kryerën e thjeshtë të vetës së parë dhe të dytë të numrit njëjës, si p.sh.: mëso-v-a / mëso-v-e, puno-v-a / puno-v-e, la-v-a / la-v-e etj., ku mbaresa -va / -ve janë variante (alomorfe) të mbaresave -a -e (krahaso: vendos-a / vendos-e, mbyll-a / mbyll-e, përdor-a / përdor-e etj., ndërsa tingulli -h- përdoret si antihiatizuese te format joveprore të foljeve me temë në zanore, si p.sh.: mëso-h-em, mëso-h-esh, mëso-h-et / mëso-h-emi, mëso-h-eni, mëso-h-en etj.,ku mbaresat: -hem, -hesh, -het / -hemi, -heni, -hen janë variante të

mbaresave: -em, -esh, -et / -emi, -eni, -en (krahaso: vendos-em, vendos-esh, vendos-et / vendos-emi, vendos-eni, vendos-en).

-Prof. Musa Nushi

Administrator
Autor

Administrator


Lidhu me ne

Merri të rejat e fundit në inboxin tuaj